Dashi
|
Një ditë pa dyshim e rënë moralisht. Hëna tek Gaforrja në kuadrat me Diellin, Venusin dhe Mërkurin në shenjën tuaj do ju krijojë jo pak probleme. Duhet të kuptoni një gjë që personat dhe situatat mund të jenë të ndryshme nga ajo që gjithmonë duket.
|
Demi
|
Hëna bujare tek Gaforrja ju sjell energji shumë positive. Sigurisht që cdo gjë duket më e thjeshtë kur jeni në humor të mirë. Edhe nëse dukeni të besdisur nga problemet që sjellin ankthe dhe tensione, jini shumë më të aftë sec dukeni për t’ja dalë mbanë.
|
Binjaket
|
Pasi jeni lodhur shumë për të mbaruar punët që kishit me shpresën se do të fitonit edhe një kompensim të kënaqshëm për ju kjo gjë do ju zhgënjejë pak. Në fushën sentimentale do ju duhet të sqaroni një cështje që është pak e qartë për ju. Shëndeti paraqitet i mirë.
|
Gaforrja
|
Në kudrat me Diellin, Mërkuri dhe Venusin, Hëna në shenjën tuaj ju sjell ndonjë konradiktë. Endërrat për tu realizuar janë shumë, por do të jetë e këshillueshme të evitoni hapat e nxituar. Dedikojini më shumë kohë dhe vëmendje cështjeve familjare.
|
Luani
|
Sjellja e një kolegu mund të ju zhgënjejë pak, por faji mund të jetë edhe i juaji që keni mbështetur besim më shumë sec duhet tek ai. Kushtojini më shumë kohë dhe vëmendje cështjeve tuaja familjare, duke qënë më shumë prezent tek ata që kanë nevojë të përditshme për ju.
|
Virgjeresha
|
Përballë një zgjedhjeje të rëndësishme, do të merrni me vendosmëri dhe qetësi vendimin e duhur. Jeni në pritje të një lajmi të rëndësishëm në lidhje me bashkupunimet e reja dhe propozimet interesante. Pak xhelozi nga ana e partnerit mund ta bëjë më interesante lidhjen tuaj.
|
Peshorja
|
Më shumë se për të ju mbështetur, duket se të tjerët duan të ju pengojnë sot. Në nivelin e ideve nuk ju bën përshtypje asgjë, por nga ana praktike, nëse gjërat nuk shkojnë si do të donit ju, dekurajoheni lehtësisht. Shëndeti paraqitet i mirë.
|
Akrepi
|
Duke parë që Hëna tek Gaforrja ju ve në kushtet e duhura shpirtërore për të përballuar ndonjë problem në familje, përse të mos përfitoni? Ndoshta duhet të dëgjoni ndonjë ankesë të të tjerëve, por edhe kjo do të jetë një zbulim për ju. Përdorni sa më shumë lëngje në djetën tuaj.
|
Shigjetari
|
Në punët e bizneseve dhe të blerjeve, ju leverdis të reagoni me mosbesim për të mos u penduar kur të jetë shumë vonë për ju. Me modesti dhe vullnet mund të modifikoni më mirë stilin tuaj të jetës. Mos prisni që gjërat të ndryshojnë vetë.
|
Bricjapi
|
Kalimi i Hënës tek Gaforrja sjell probleme për ju. Nëse jeni të pasigurt mbi drejtimin që duhet të merrni dhe idetë tuaja janë konfuze, këshilla e yjeve është vetëm të prisni. Kujdesuni më shumë për pamjen tuaj të jashtme.
|
Ujori
|
Nëse duhet të bëni një llogaritje të situatës, sot nuk do të jetë shumë optimiste, edhe nëse është e pamohushme që ka pasur shumë ndryshime të favorshme. Nëse keni nevojë për shoqëri, kërkoni personat, që kanë interesat tuaja intelektuale dhe me të cilët mund të ndjeheni në sintoni.
|
Peshqit
|
Vendosmëria, intuita dhe kurajo janë aleatet tuaja për të zgjidhur disa probleme. Shumë e mirë edhe sfera juaj dashurore perfekte midis erosit dhe ndjenjave. Një takim i një tensioni të lartë për tu jetuar lirshëm për të shprehur sensualitetitn tuaj, duke braktisur skemat dhe rregullat e kota.
|